Kur një shkencëtare …martohet

645
Disa vajza ëndërrojnë të jenë të suksesshme, të kenë një karrierë fantastike e të jenë të pavarura. Disa të tjera ëndërrojnë princin e kaltër dhe një histori përrallash. Vajza për te cilën do ju flasim ka patur fatin t’i ketë të dyja këto ëndërra të realizuara..Ajo quhet Detina Zalli, dhe është doktore shkencash. Aktualisht punon në Harvard University, në të cilin jep mësim dhe kryen kërkime shkencore. Nëse do të njiheni me historinë e saj , do ju duket sikur po shihni ndonjë film, nga ata filma që percjellin nje mesazh e motivim të madh për jetën! E tillë ka qenë jeta për Detinën, sa e vështirë aq edhe e bukur, sa me pengesa , aq edhe me arritje. Mund të quhet si një nga shqiptarët qe na bënë më shumë krenare në sy të botës, e megjithatë ajo është një vajzë kaq e thjeshtë dhe e dashur.. Po e njëjta vajzë, që në moshën 13 vjecare u largua nga Shqipëria ne drejtim të Londrës, në kërkim të një jete më të mirë. Pengesat që hasi ajo dhe familja e saj ishin të shumta , por megjithatë dashuria dhe lidhja e shenjtë e kësaj familjeje triumfoi kundër gjithë atyre pengesave e sakrificave. Cdo sacrificë është e shenjtë, sidomos kur bëhet në emër të dashurisë për dituri e shkollim. E tillë qe edhe sakrifica e familjes Zalli, që ju drejtua Londrës për të siguruar nje shkollim dinjitoz për vajzat e tyre, të cilat që në atë kohe spikatnin për arritjet mësimore. Por të gjitha këto sakrifica u shpërblyen, kur të dyja vajzat arritën, jo vetëm të diplomohen shkëlqyeshëm në fakultetin e Mjekësisë Molekulare , por edhe të kenë arritje të mëtejshme.Të flasësh për Detinën, nuk mund të mos përmendesh atë, personin e shtrenjtë me të cilën ka ndarë gjithcka..duke filluar që nga veza . Argita është binjakja identike e Detinës, shoqja e saj më e mirë. Ato janë dy persona me trupin dhe shpirtin e një personi të vetëm.. E mesa duket edhe mendjen e kishin të njëjte. Te dyja mbaruan shkëlqyeshëm fakultetin e Mjekësise Molekulare. Ndonëse Detina është në Harvard, Argita punon në Kolegjin Universitar të Londrës (kolegj goxha prestigjoz !). Por atë çka ZOTI e ka bashkuar që në ngjizje, nuk e ndan dot asgjë, madje as largësia. Edhe pse larg, vajzat jane afër.. Aty ku ka bashkim zemrash, distancat zvogëlohen. Ato flasin cdo ditë me njëra tjetrën duke folur për gjithcka ashtu si më parë në mënyrë të detajuar. Lidhja e tyre e veçantë vihet re qartë, madje edhe në dasmën e Detinës , në të cilën Argita ishte organizatorja kryesore. Dhe mendojeni pak sesi mund të jetë dasma e një shkencëtareje, organizuar deri në detaje nga nje tjetër shkencëtare! Do t’ju duket e cuditshme, por ishte dasma më e bukur dhe më emocionuese që është parë ndonjehere! Në atë dasëm nuk kishte asgjë shkencore…Përkundrazi ndenja që buronin nga shpirti dilnin në pah duke e bërë edhe më të bukur dasmën. Të gjitha detajet, suprizat, momentet speciale që ishin në atë dasëm të bëjnë te mendosh se ato vajza janë të vecanta, të thjeshta, të respektueshme dhe të mrekullueshme. Dasmën e hapën me një këngë të krijuar nga vetë vajzat, në respekt të gjyshes se tyre, Lakos, e cila është ndarë nga jeta pak vite më parë. Në këtë mënyrë , ndonëse jo prezente fizikisht, vajzat arritën ta bëjnë prezente shpirtërisht në këtë gëzim edhe gjyshen e tyre aq fort të dashur. Të mos flasim pastaj për hyrjen e nuses ! Kemi parë nuse që vijnë me makina nga më të ndryshmet, nuse që vijnë me pajton, nuse me bicikletë etj. Por a keni parë ndonjëhere nuse që vjen me helikopter? Të gjithë dasmorët mbetën gojëhapur teksa shihnin helikopterin që afrohej për të lënë nusen në destinacion. Mikpritja dhe respekti i zotërinjve Zalli ishte një tjetër karakteristikë që të bënte pershtypje. Ata prindër krenarë e të lumtur për vajzat e tyre ishin aq të ngrohte e mikpritës, sa nuk kishe si ta kurseje admirimin dhe respektin për ta. C’është e vërteta , një tjetër element që të lë gojëhapur është fakti se këto vajza janë gërshetimi i pësosur i inteligjences,mirësisë dhe bukurisë.. Dhe nuk po flas për bukuri shpirtërore( e cila nuk u mungon ), por për bukuri fizike. E vështirë të besosh sesi mund të ketë shkencëtare aq të bukura. Zoti është treguar më të vërtet bujar me to, sepse u ka dhënë tablonë e plotë të vajzave perfekte. Kjo shpjegon edhe faktin qe nuk mund të gjendej një krahasim i përshtatshëm për nusen atë natë: ishte një zanë apo ishte një princeshë?!.(gjykojeni vetë nga fotot shkrepur plot mjeshtëri nga Studio Lution:Tiku Dyrmishi , Kledi Xhunga &Samet Bubeqi!) . Emocionet qënë të shumta:si nga ato që të bëjnë të admirosh një lidhje të vecantë, që vetëm ata që janë binjake kanë fatin ta provojnë, e deri në ato që ta ngrenë zemrën peshë e të përlotin. E tillë ishte supriza që babai i Detinës kishte pergatitur per vajzën e tij. Nje këngë e mrekullueshme me fjalë prekëse që përloti cdo njeri në sallë (këtu është linku në youtube i kengës: https://www.youtube.com/watch?v=zy1qe7LR5iM). Cifti ishte i mrekullueshëm deri në perfeksion dhe përcillte dashuri tek cdo i pranishëm. Dashuria e Detinës dhe Tonit u kurorëzua në mënyrën më përrallore të mundshme, në një ambient të ngrohtë e suprizues. Gjithcka në atë dasëm ishte perfekte, gjë qe dëshmon se ku ka dashuri e ngrohtësi ka gjithnjë magji! Ja që edhe në shkencë hyka magjia …sepse magjia është dashuri dhe dashuria është atribut i njerëzve të mëdhenj e të mrekullueshëm.
Të trashëgohesh DETINE! Paç një jetë përrallore, ashtu sic ishte edhe dasma jote. Urojmë te kesh arritje në të gjitha fushat e jetës dhe së shpejti me ndonjë zbulim shkencor që të mbajë lart emrin e Shqipërise.
Sigal