Kukulla Barbie evoluon / Tani edhe hologram, që funksionin si asistent digjital

247
Një revolucion te kukullat Barbie. Barbie cdo ditë e më shumë po ecën me hapin e kohës, pas versionit të lidhjes së saj me internetitn, dhe modelin e vitit 2015 ku ajo flet, kukulla qe muajin i ardhshëm do të mbush 58 vjece, do të bëhet jomaterial, një hologram që funksionion si asistent dixhital. Hello Barbie Hologram”, i prezantuar këto ditë në Toy Fair në New York, është një kuti ku shfaqet hologrami i Barbie, e aftë për të mbajtur fëmijët, dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. E ngjashme me një asistent dixhital, si Siri i Apple apo Cortana e Microsoft. Edhe Barbie Hologram kupton cdo gjë që i thuhet, dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve, si psh mbi parashikimin e motIt, apo lajme të ndryshme të aktualitetit. Sapo dëgjon të pronocohet fjala “Hello Barbie”, hologrami mund të zbavisë edhe fëmijët, duke kërcyer mbi lloje të ndryshme muzikash, apo të mbajë shënim takimet dhe angazhimet, që të mos i harrojë më vonë.