Basha nuk ndryshon qëndrim pas takimit me Fleckenstein: Ka vetëm dy rrugë…

465
Kreu i opozitës Lulzim Basha i ripërsëritur dy rrugët e mundshme që sipas tij mund të ndiqen për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, pasi protestave të nisur nga PD prej së shtunës, 18 shkurt. Pas takimit me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, Basha tha se “Ose do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie që i garanton ato, ose populli do të vazhdojë të protestojë derisa kjo të realizohet”.
Kryedemokrati ka ritheksuar se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa u garantuar se do të jenë të lira e të ndershme, duke u shprehur se “Opozita nuk do të lejojë të ketë zgjedhje të manipuluara”.
I pyetur lidhur me deklaratën e bërë nga eurodeputeti Fleckenstein se “vendi i çdo force politike është në Parlament”, Basha u shpreh se opozita nuk mund t’i kthehet një “parlamenti të padekriminalizuar, parlament fasadë”, sipas tij.
“Nuk bëhemi pjesë e parlamentit fasadë. I komunikova eurodeputetit se në këtë parlament të padekriminalizuar, parlament fasadë, opozita nuk ka punë, ndërkohë që zgjedhjet nuk janë të lira e të ndershme. Ne nuk kthehemi në Parlament derisa të plotësohen standardet. Fleckenstein nuk ka ardhur në Tiranë për të negociuar, por është si raporter i Shqipërisë në PE. I shpreha vendosmërinë e opozitës për t’i qëndruar kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
Në përgjigje të akuzave se PD po përdor protestën për të bllokuar reformën në drejtësi dhe vettingun, Basha tha se “PD është krenare për kontributin që ka dhënë për reformën në drejtësi, me miratimin e kësaj reforme. Mazhoranca shkeli premtimin e bërë për 7 ligjet, e përjashtuan opozitën nga kjo.
Që opozita të kthehet në Parlament duhet të arrihet një pakt për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne jemi përjashtuar nga kjo mazhorancë nga ky aspekt i reformës në drejtësi që në shtator të 2016. PD nuk mund të pranojë asnjë fasadë që mund të sjellë zgjedhje të kapura”.
Sigal