Foto të reja tregojnë si mund të duket iPhone 8 pa butonin Home

495
Përgjatë muajve të kaluar interneti është mbushur me foto konceptuale, prototipe, thashetheme dhe parashikime mbi të shumëpriturin iPhone 8.
E gjithë bota duket se po pret me padurim produktin që do dalë për 10 vjetorin e iPhone, edhe pse nuik është lajmëruar ose publikuar ende nga Apple. Por nëse zërat mbi iPhone 8 janë të vërteta, duket se në shtator (shpresojmë) na pret një celular fantastik. Është përfolur gjatë se smartphone i ri Apple mund të ketë një ekran OLED që mund të zerë të gjithë sipërfaqen e pajisjes. Në këtë mënyrë mund të zhduket butoni Home i iPhone dhe të zëvendësohet nga një pjesë e vogël fushe funksionale, e ngjashme me HTC ku nuk ka buton, por thjesht ekran touch. Por ekzistojnë edhe disa foto të tjera të cilat përfshijnë butonin, edhe pse deri tani mbetemi në kuadrin e spekulimeve.
Sigal