Dona Alikaj: Pak më intereson ç’thonë njerëzit

862
Të famshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zvicra, Evropa dhe Maqedonia, parajsa e vërtetë financiare e valltareve shqiptare. Por, Dona, nuk ka të krahasuar me famën që i ka dhuruar Tirana. Aktualisht, në plan të parë janë pagesat dhe këto, për Donën nuk gjenden këtu. Sot, eksperiencat e një valltareje të klubeve të natës, ekskluzivisht për lexuesit tanë. 
–Përshëndetje Dona, jeni një ndër valltaret më të kërkuara në diasporë dhe jo vetëm. Cili është sekreti i suksesit tuaj ? Suksesi është puna dhe normalisht mbështetja e njerëzve të duhur -Karriera apo familja ? 
Sigurisht që të dyja, por për momentin jam e fokusuar tek karriera dhe diaspora 
-A je amvisë në shpi ?
Patjetër, si ç’do femër 
-Sa fëmijë do të doje të kishe ? 
Do të më pëlqente dy 
-Çfarë kërkon tek një mashkull ? 
Një mashkull që ofron mirëkuptim e tolerancë.
-A do të doje të jetoje me prindërit e partnerit ? 
Pse jo, nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes. 
-A jeni në një marrëdhënie dashurie këto kohë ? 
Jo, jam single. Nuk kam kohë për dashuri. 
-Mikja juaj më e mirë ? 
Ajo është Elda Shabani (Madonna Shqiptare) e cila më ka përkrahur ne diasporë dhe dua ta përshëndes. 
-Së fundi keni publikuar edhe servisin tuaj më të ri fotografik, na trego diçka më tepër rreth këtij projekti…
Po, e vërtetë fotot mbajnë vulën e fotografes së mirënjohur F. Maliqi, me grim të Meritës.
-A ndiheni ndopak e paragjykuar nga profesioni juaj ?
Pak më intereson ç’thonë njerëzit 
-Keni një trup super në formë, cili është sekreti i formave të bukura trupore ? 
Ushtrime ç’do ditë, edhe në ato shumë të zëna me punë, kur nuk mund të shkoj në palestër, nuk heq dorë nga e ecura. Kështu që kurrë nuk e teproj me yndyrat dhe kaloritë. Dhe kryesorja, shumë perime e fruta. 
-Mbani mend cili ishte momenti që ju dha famë ?
Fama ka ardhur gradualisht. Nuk mund ta them saktësisht se cili ka qenë momenti që kam marrë famën më të madhe. Nuk e kam kërkuar famën si qëllim në vetvete, por jam përpjekur gjithmonë të kërkoj sa më shumë tek vetja.
-Personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush ? 
Do të veçoj këtu prezantuesen Albana Osmani
Pjata juaj e preferuar ? 
Supa me perime e specialitetet e detit
-Frutat e preferuara që konsumoni më tepër ?
Mollët e bananet 
-Parfumi i cili po përdorni aktualisht ? 
Miss Dior 

-Jeni për martesë, apo bashkëjetesë ?
Sigurisht të dyja në kohën e duhur 
-Cila është gjëja më e shtrenjtë për ty ? 
Gjëja më e shtrenjtë për mua është familja 
-Sa të tërheqin librat ? 
Shumë ! Librat janë bota ime e dytë, ku preferoj të qëndroj e të qetësohem pak nga tensionet e botës së parë. 
-Dhe së fundi për ta mbyllur. Fansat janë kurjozë të dinë ku do të jeni këtë sezon veror. 
Do të jem në diasporë, konkretisht në Kosovë e Maqedoni
Sigal