Cilësohet si ‘Candyman’ , shikojeni jetën e shthurur të pasanikut, luks, seks dhe gjyqe pafund

 

Ai është cilësuar si ‘Candyman’ dhe duke parë se si ngjiten femrat pas tij, ndoshta e meriton këtë emër. Bëhet fjalë për milionerin australian Travers Beynon.

Ai është bërë një yll në rrjetet sociale falë jetës së shthurur dhe luksoze që bën. Por kohët e fundit ai po përballet me një sërë gjyqesh.

Pak muaj më parë ai hodhi në gjyq dhe fitoi një çështje me ish-dadon e tij. Së fundmi Beynon po përballet me ish-menaxherin e tij, po ashtu në gjyq.

‘Candyman’ i ka kërkuar atij një milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Pas disa seancash ai ka ulur pretendimet në 200 mijë dollarë, “pasi nuk i interesojnë paratë, por të fitojë e vërteta”.

Ndërkohë, Travers Beynon vijon të shijojë të mirat e të qenit milioner./Gazeta Telegraf/