Bolivia organizon festë e dekor me materiale të riciklueshme

684
Bolivia ka një qëllim këtë vit, të organizojë festime e dekorime për Krishtlindje jeshile. Madje kjo gjë ka nisur të ofrohet tashmë në kryeqytet, pasi të gjitha dekoracionet që janë bërë në rrugët dhe sheshin kryesor, janë me materiale të riciklueshme. Kështu, në qendër të kryeqytetit, në sheshin Kultura, e gjithë skena e festimeve është e përbërë nga druri i pemëve, që kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme ose janë tharë. Edhe figurat kryesore janë krijuar me këtë dru, Jezusi, Maria, Xhosep, tre mbretërit dhe ëngjëlli. Për të gjitha këto, artistëve iu është dashur një punë prej më shumë se dy muajsh. Për skulptorin Saul Barreto Pinto, periudha e festave të fundvitit, është periudha ku secili prej nesh duhet të mendohet mirë për atë çka duhet të japë e të marrë në këmbim.

“Në këtë mënyrë, ne i japim kësaj peme një jetë të dytë. Ky dru është pjesë e disa pemëve në sheshin “Loba de Obrajes”. Gjithçka nga këto punime do të vendoset në mes të sheshit” tha Pinto. Ndërkaq pema e Krishtlindjeve, një pemë 10 metra e lartë, është e zbukuruar dhe e ndricuar nga dritat LED. Vendimi për dekorime me materiale të riciklueshme është marrë përpara samitit për klimën në Paris. Një pemë e dytë, 6 metra e lartë është zbukuruar me materiale të riciklueshme, mes tyre edhe mbeturina.

Për Ministrin e Kulturës, Andres Zaratti, ky projekt në La Paz është i rëndësishëm jo vetëm për të mos ndotur mjedisin por edhe për ti bërë bashkë të gjithë banorët. “Pjesë e rëndësishme e konceptit tonë për programin jeshil të Krishtlindjeve është promovimi i materialeve të riciklueshme, si pjesë e aksionit mbarëkombëtar. Këtë jemi munduar ta bëjmë kudo. Ne po krijojmë art duke krijuar pemë me materiale të ricikluara, që tashmë kanë vdekur dhe ne po i rikthejmë sërish tek njerëzit” tha Zaratti. Në fakt, Krishtlindjet jeshile në La Paz nuk organizohen për herë për parë por është organizim tradicional dhe pjesë e projekteve të tjetra inovative në qytet.
Sigal