Vlorë, vrasja e 3-fishtë burg përjetë autorit, 70 vjet 2 bashkëpunëtorëve

373
Burgim të përjetshëm kërkoi prokuroria e Vlorës për të dyshuarin e tre vrasjeve në Çole të Vlorës, Aleksandër Llanaj. Kurse për dy personat e tjerë të akuzuar të cilët aktualisht janë të lirë, Bertil Alliaj dhe Ani Begajn ka kërkuar nga 35 vjet burg. Bëhet fjalë për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj në 24 Maj, në një nga ambjentet e jashme të lokal “Adore” .
Krimi ndodhi pas konfliktit midis autorëve dhe viktimave në një kazino të qytetit të Vlorës. Të pandehurit akuzohen për vrasje në bashkëpunim në rrethana cilësuese si edhe për “armëmbajtje pa leje”. Fillimisht, të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”.
Por më pas, gjykata e Vlorës në seancën e datës 23 shtator 2015 zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”. Tashmë dy të liruarit janë në arrati. 
Sigal