“Bel Eve”, marka shqiptare për fëmijë shkon në Paris

645

 

Edelina dhe Luena, “Bel Eve” është markë shqiptare për fëmijë e krijuar, më 2013, e cila synon të kapë së shpejti tregun botëror, duke qenë se në sfilatat jashtë vendit ka qenë shumë e pëlqyer. Në vitet në vazhdim ne duam të rrisim gamën e produkteve dhe më pas t’i shpërndajmë ato në të gjithë botën. Janë punime unike dhe tashmë është bërë e zakonshme që të prezantohen dy koleksione në vit.

Suela, ju tashmë jeni një stiliste mode e afirmuar në tregun shqiptar, mund të na tregoni pak zanafillën se si nisi ky rrugëtim?

Punimet e para i hidhja në rrjetin social facebook dhe aty filluan dhe porositë e para. E nisa duke zbukuruar kapelet e verës, i shita të gjitha dhe nuk mendoja se do të vazhdoja më, sepse kisha një mision dhe ato lekët i dërgova për misionin të cilin ia kisha caktuar vetes.  Porositë vazhdonin e me kërkonin kapele dimri, ato fillova t’i bëja me grep. Kam pasur një dhomë në shtëpi dhe aty i mbaja materialet me të cilat punoja pasi vija nga puna pothuaj çdo pasdite. I shpërndaja porositë vetë nëpër shtëpitë  e klientëve. Më pas, lindi nevoja që të merrja një dyqan, të cilin e doja për të zhvendosur materialet e punës dhe nga aty nisi gjithçka. Unë sa vija dhe zgjeroja gamën e produkteve. Duhet ta them se në fillim pata mbështetjen e mediave të cilave u jam shumë mirënjohëse. Numri i kërkesave me porosi sa vinin e rriteshin, e kështu fillova ta shoh  veten që po vishja gjithë Shqipërinë, madje po i dërgoja porosi në një territor edhe më të gjerë, në të gjithë botën.

Profesioni juaj i vërtetë është stilimi apo ky është thjesht pasion?

Profesioni im në të vërtetë është inxhiniere ndërtimi, të cilin e kam ushtruar për  vite me radhë, edhe kur linda vajzat punoja ende si inxhiniere ndërtimi në një zyrë. Paralelisht nisa edhe të krijoja e shtyrë nga pasioni për të bukurës dhe klasin. Ndërsa duke zhvilluar më tej pasionin tim për stilimin, madje suksesshëm për modën u shkëputa nga inxhinieria dhe iu përkushtova tërësisht pasionit tim.

Cili është synimi që i keni vënë vetes për të arritur në këtë fushë apo thjesht do mjaftoheni te kënaqësia dhe shpërblimi dhe nuk ka një të tillë?

Misioni dhe vizioni im ka qenë ky: Pasi u bëra markë shqiptare do të dëshiroja shumë që të bëhesha markë ndërkombëtare. Do doja të kisha fabrikën time të fasonëve në Shqipëri dhe të shpërndaja në të gjithë botën. “Bel Eve” të renditet ndër markat më të mira në botë. Unë e dashuroj këtë punë me gjithë fuqinë time, do të dëshiroj që për këtë markë  të dizenjonin dhe stilistë të tjerë në të ardhmen. Deri më tani vetëm një sfilatë kam bërë në emrin tim, të tjerat kanë qenë nga producentë të tjerë brenda dhe jashtë vendit.

 

Na flisni pak për koleksionin tuaj të veshjeve në Paris?

Koleksioni që prezantova në Paris përbëhej nga  fustane dhe i dedikohej princeshave dhe mbretëreshave të Shqipërisë, të gjithave pa përjashtim. Fustanet mbanin emrat, që nga mbretëresha Teuta dhe deri te princeshë Elia Zogu Zaharia. Përveç fustaneve unë prezantova dhe aksesorë që shkonin me veshjet si kapele. Suela Brahimllari është një nga emrat më të lakuar për sa i përket suksesit që ka në fushën e  krijimtarisë dhe modës, për fëmijë kryesisht. Koleksioni është prezantuar së fundmi në një set fotografik nga Elida Hoxha me modelet e vogla shqiptare, të cilat u morën nga agjencia e modelingut për fëmijë “Venus Models Agency”. Ato janë bukuroshet Ambra.

Do kemi evente të tjera në vazhdim të kësaj marke?

Ky lajm është ekskluziv për ju: Sfilata e radhës do të jetë, në 1 shkurt dhe do ti dedikohet totalisht fëmijëve të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, ku do të sfilojnë edhe ata bashkë më fëmijë të tjerë. Por sigurisht edhe ndonjë surprizë do të kemi, pasi stilimi është art dhe si i tillë ka gjithnjë brenda befasinë, spontanen, surprizën.