Alarm! ‘Vetëdënimi dixhital’. Adoleshentët hapi adresa falce dhe shajnë veten

324
Gjithnjë e më shumë adoleshentë po vuajnë nga bullizmi më i ri që po zhvillohet po nga vetë ata. Bulizmi online ka veç një aktorë kryesor i cili luan dhe rolin e viktimës dhe të bullisitit.
E thënë më qartë adoleshentët hapin adresa fallco dhe nisin të komentojnë negativisht në profilet e tyre origjinale.
Studimet e fundit kanë zbuluar se praktika e njohur si “vetëdënimi dixhital” është shumë më i zakonshëm se sa ekspertët kishin menduar më parë.
Një sondazh i vitit 2017 mbi internetin tek më shumë se 5.500 nxënësve të shkollave të mesme në SHBA zbuloi se numri i adoleshentëve që kishin provuar vetëdënimin ishte tepër i lartë, konkretisht 6%.
Sipas autorit kryesor të studimit dhe drejtorit të Qendrës Kërkimore për Cyberbullying , Just Patchin shpjegon se ky fenomen ndodh për dy arsye, për të kërkuar vëmendje dhe në rastin e keq për të vënë në dukje se po bulohen nga të tjerët.
Kjo është një mënyrë që të rinjtë përdorin për tju treguar të tjerëve se diçka nuk po shkon me jetën e tyre dhe se janë në qendër të ngacmimeve. Me fjalë të tjera kjo është një mënyrë për të kërkuar ndihmë, shpjegon Patchin.
Vetë ngacmimi u bë shumë i rrezikshëm për adoleshentes pas ngjarjes tragjike në Britani ku 14 vjeçarja Hannah Ëright pasi shkroi një koment me nota urrejtje në ne profilin e saj, kreu vetëvrasje.