75% të tmerruar se robotët do ti lënë të pa punë

159
Njerëzit janë të tmerruar se së shpejti do humbasin vendet e punës dhe do zëvendësohen nga robotët, ky është përfundimi i një studimi në SHBA nga Gallup.
Të dhënat tregojnë se 75% e të rriturve të intervistuarve kanë frikë se në të ardhmen do mbeten pa punë, shkruan intv.al
Sipas ndarjes së nivelit të arsimit më të frikësuar ndiheshin personat me arsim të mesëm me rreth 28%, ndërsa tek personat me shkollë të lartë ndiejna e frikës ishte prezentë tek 15% e tyre.
Ky studim hedh dritë dhe në mënyrës se si mendojnë njerëzit avancimin e teknologjisë, nëse ekspertet e shohin si anën pozitive të së ardhmes, për ta kjo është një e ardhme e zymtë shkruan intv.al.
MIT Technology Revieë përmblodhi rezultatet e studimeve të fundit dhe arriti në përfundimin se deri në vitin 2020 parashikohet që 7.1 milionë persona të humbasin vendin e punës për shkak të inteligjencës artificiale ndërsa deri në vitin 2030 shifrat rriten dhe arrijnë në 2 miliardë vende pune te humbura.
Megjithatë ekspertet nuk e quajnë si humbje punë avancimin e inteligjencës artificiale, për ta, robotët do ndihmojnë njerëzit, do punojnë për ta.