5 shenjat e horoskopit që janë gjithmonë me vonesë

125
Kjo shpjegon gjithçka!
Ata janë me vonesë gjithmonë, kurdo dhe kudo. Nuk ka rëndësi nëse bëhën gati një orë para, nuk kanë për të arritur asnjëherë në mbledhje në kohë, apo të bëjnë check-in në aeroport një orë para. Për të mësuar dhe për t’I kuptuar këta lloj njerëzish, mjafton të lexosh për shenjën e tyre të horoskopit.
Dashi
Dashi është gjithmonë i zënë me diçka, në çdo moment. Nëse I hidhni një sy axhendës së tyre, është e mbushur plot me takime, evente, udhëtime etj. kështuqë kur thonë sa të zënë janë, nuk gënjejnë aspak. Ajo që të çudit më shumë tek ta është se e gjejnë kohën të bëjnë gjithçka edhe pse të lenë të presësh ndonjëherë shumë, shumë gjatë në atë pikë sa betohesh se nuk do planifikosh një takim të dytë me ta.
Binjakët
Ndryshe nga Dashi, Binjakët kanë arsye të tjera. Duke qënë se kjo shenjë e ka të vështirë të marrë vendime, është gjithmonë në dilemë se çfarë të veshë, si t’i mbajë flokët, kë çantë të zgjedhë. Nëse nisni një debat me ta se pse vijnë kaq me vonesë, përgatituni për luftë, pasi nuk do e pranojnë asnjëherë fajin. Ata e dinë shumë mirë se kanë një problem të madh me korrektësinë, por nuk venë asnjëherë mend. Kështuqë pjesa tjetër duhet të mësohet, pasi nuk ka një rrugë të mesme (edhe pse përpiqen, ok?).
Gaforrja
Gaforret janë ata tipa njerëzish që do zgjohen herët, do vendosin nja 10 alarme para, do kenë gati çdo gjë dhe PËRSËRI do jenë me vonesë. Kjo sepse mendojnë se kanë gjithë kohën e botës dhe shpërqëndrohen me gjëra pa rëndësi.
Luani
Luani është gjithmonë vonë pasi kalon shumë kohë para pasqyrës duke admiruar veten (bëjmë shaka). Në fakt si Dashi, edhe Luani ka shumë plane gjatë ditës sa ndonjëherë vendos dy takime në të njëjtën orë.
Shigjetari
Jeta e shigjetarëve është plot me aventura kështuqë nuk iu bëhet vonë nëse janë me vonesë për gjërat e rëndësishme. Për ta jeta duhet marrë lehta dhe koha nuk ekziston, është thjesht një iluzion. Shpeshherë ama, e ka punën pisk vetëm prej natyrës së tyre të shkujdesur.