3 mite për virgjërinë, të cilat duhet t’i lemë pas

612
Pra jeni gati për të kryer marrëdhënie për herë të parë…
A është akti i humbjes së virgjërisë një humbje në vetvete apo thjesht një term i prapambetur që vazhdon të mbizotërojë fjalorin urban edhe sot?
Ndodh që femrat, pasi kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë të përballen me një sërë gjykimesh dhe paragjykimesh apo thjesht mite të cilat nuk janë aspak të vërteta, dhe për këtë nuk duhet të shqetësohen. Ja tre mitet më të zakonshme:
Miti 1: je një person ndryshe nga çfarë ke qënë
E vërteta: Seksi nuk ju ndryshon nga njeriu që jeni. Ky është thjesht një mit i një shoqërie me një mentalitet të prapambetur që gjithmonë kanë “sulmuar” femrat të cilat kryejnë marrëdhënie për herë të parë.
Sigurisht që kjo është një eksperiencë e re për një vajzë, por nuk do të thotë se e ndryshon thelbësisht.
Miti2: nëse humb virgjërinë, ke humbur diçka
Për t’iu përgjigjur pyetjes më sipër, virgjëria nuk humbet, është thjesht një fjalë, jo një term mjekësor.
Gjithashtu, ju nuk jeni “pronë e dikujt”, dhe askush nuk mund “t’ju marrë” virgjërinë.
Miti 3: gjakderdhja gjatë humbjes së virgjërisë është si rezultat i himenit
E vërteta: kjo mënyrë e të menduarit është shumë e dhimbshme, por ja ku është: gjakderdhja gjatë humbjes së virgjërisë nuk ka të bëjë me himenin në të shumtën e rasteve, kjo ndodhë për shkak të indeve të holla që furrnizohen me pak gjak. Në vend të kësaj, çdo gjakderdhje ka të bëjë me indet e brendshme të vaginës, e cila është delikate dhe e pajisur me qeliza të gjakut.
Sigal