Zhytësit çekë zbulojnë nëndetësen shekullore austriake në ujërat shqiptare

814
Turizmi nënujor është një degë e re e turizmit që po njeh rritje të ndjeshme edhe në Shqipëri.
Disa zhytës nga Çekia kanë zbuluar mbetjet e një nëndetëseje austriake, e mbytur në ujërat shqiptare një shekull më parë.
Nëndetësja U-16 u mbyt më 16 tetor të vitit 1916, pas një përplasje me anijen italiane Nembo dhe pas një sulmi që i erdhi nga avullorja italiane Bormida.
Zhytësit kanë bërë foto në një thellësi prej 60 metrash. Pas krahasimit të fotografive, ata mendojnë se bëhet fjalë për nëndetësen austriake.
Megjithatë do duhet edhe një tjetër studim për të konfirmuar këtë fakt. Mesa duket, pranë saj ndodhen edhe mbetjet e anijes italiane Nembo. U-16 u ndërtua në vitin 1915 për të mbrojtur kufinjtë e monarkisë austro-hungareze. Në atë vit ajo u sulmua dy herë nga anijet franceze, por pa sukses.
Sigal