Lady Gaga: Kam lindur për të kënduar me Tonny Bennet

557
Lady Gaga, e vlerësuar me çmimin “Gruaja e vitit 2015”, në një intervistë për revistën muzikore “Billboard” ka folur për jetën personale dhe karrierën muzikore. Janë disa ngjarjet e rëndësishmë të këtij viti, që i sollën këngëtares së popit edhe këtë çmim.
Intervista është zhvilluar në shtëpinë e saj në Malibu, teksa këngëtarja është duke pushuar. Ajo shprehet se e dëshiron shumë jetën normale, një deklaratë kjo që duket gati revolucionare, për dikë që ka krijuar tashmë përshtypjen se jeton në botën e absurdit.
E konsideruar si “Mbretëresha e muzikës pop”, emri i vërtetë i artistes është Stefani Germanotta. Ajo është 29 vjeç dhe karriera e saj muzikore nisi në vitin 2003, në Nju Jork, në skenën e muzikës rrok. Lady Gaga spikati për vokalin e saj të jashtëzakonshëm, ndërsa suksesi i saj kapi majat pas publikimit të albumit të parë “The Fame” në vitin 2008. Ndërsa më këngët “Just Dance” dhe “Poker Face” ajo fitoi popullaritet botëror. Gaga gjate intervistës ka flout edhe për bashkëpunimin me T. Bennett.
“Tony Bennett është pjesë e historisë së muzikës në një mënyrë jashtëzakonisht të fuqishme. Ai më mësoi të jem vetvetja dhe të mos lejoj askënd të më shfrytëojë. Ai më ka ndihmuar shumë të jem e lumtur dhe të njëjtën gjë mund të them edhe për mikun tim Elton John. Në momentet më të vështira më ka këshilluar se çdo gjë është kalimtare. Ndërsa gjatë turneut, fansat më shprehën mirënjohjën e tyrë për këtë bashkëpunim me Bennett. Muzika e tij ka ndryshuar tërësihst jetën e shumë njërëzve.”
Vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga “Nielsen Music”, albumet e saj u shitën në 10.4 milione kopje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 29-vjeçarja në bashkëpunim me këngëtarin amerikan Tonny Bennet regjistroi albumin “Cheek to Cheek”, i cili u publikua në vjeshtën e vitit 2014. “publiku çmendet për zërin e saj”, tha 89-vjeçari Bennet.
“Pas albumit “Cheek to Cheek”, të gjithë më drejtoheshin, “Oh, tani ti je Rod Stewart!”. Unë e adhuroj shumë Rod Steëart, por nuk dua që njerëzit të mendojnë se regjistrova një album me muzikë jazz vetëm se doja të rrisja standardin tim. Unë jam një vajzë italo-amerikane nga Nju Jorku, që ka fituar konkurse jazzi në shkollë të mesme, me aftësitë e saj. Unë kam lindur për të kënduar me Tonny, ndërsa për atë doja të ishte: “Po ti ku ke qenë deri tani?”.
Për këtë album ajo u vlerësua me Grammy-n e saj të gjashtë “Best Traditional Pop Vocal Album.”
Një perfomancë e magjishme u cilësua interpretimi i saj në Academy Aëards, në muajin shkurt, ku Gaga këndoi “The Sound of Music”. Ndërsa pak kohë më vonë ajo zbuloi se do të ishte pjesë e kastit të serialit televiziv, “American Horror Story: Hotel” në sezonin e gjashtë.
Artistja vlerësohet këtë vit edhe për këngën e saj “Til It Happens to You,”. Kënga është një bashkëpunim më Diane Ëarren dhe synon të nxisë ndjeshmërinë ndaj viktimave që kanë rënë pre e dhunës seksuale. Gaga ka gjithashtu edhe fondacionin e saj bamirës “Born This Way”, të cilin e drejton bashkë me nënën e saj Cynthia Germanotta.
Sigal