Zjarr në pyjet e Pukës, rrezikohen stanet e Qelzes

448
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Pukë. Mësohet se zjarri ka rënë pranë staneve të Qelzës të cilët rrezikohen të digjen nga flakët e mëdha.

Shërbimi pyjor dhe ai zjarrfikës janë nisur drejt vatrës se zjarrit për neutralizimin e tij.

Pranë vatrës se zjarrit ndodhin disa forca te policisë të cilët dyshohet se po kryenin aksione anti-kanabis në këtë zonë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Ndërkohë nga zjarri është përfshirë edhe një sipërfaqe në Shëngjin, pasi era favorizon flakët.