Dy agjentë Interpolit vriten në ndjekje të një të kërkuari nga FBI

252

Dy policë meksikanë të Interpolit u vranë sot në shtetin e Pueblas (qendër e Meksikës) në ndjekje të një personi në kërkim për vrasje në SHBA, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas një komunikate për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, ndaj dy agjentëve të policisë u ushtrua dhunë nga një individ i armatosur gjatë operacionit për ekzekutimin e një mandatarresti të përkohshëm për ekstradimin ndërkombëtar.

Ata po hetonin pistën e një burri të identifikuar si Orlando “O” (Ligji ndalon publikimin e mbiemrit të plotë), i kërkuar nga FBI-ja amerikane.