Zbulohet laboratori i prodhimit të kanabisit me llampa

648
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me seksionin e Narkotikëve ka zbuluar dhe nje magazinë që përdorej për kultivim të bimëve narkotike me llampa elektrike. Kanabisi kultivohej në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë që ishte marrë me qera nga dy shtetas për pikë shumice për dru zjarri. Si rezultat operacionit “Aspiratori” janë shpallur në kërkim dy vëllezër: -T. V, 38 vjeç, banues në Gjirokastër. -H.V, 47 vjeç , banues në Gjirokastër.
Shpallja në kërkim e këtyre dy shtetasve u bë pasi në zonën “Industriale ” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të cilën e kishin marrë me qera dy vëllezërit, u konstatuan 6 dhoma ne katin e parë të magazinës të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llampave elektrike. Në keto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit , paisje ventilimi , 100 llampa si dhe paisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike. Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.
Sigal