Kryebashkiaku Eduart Kapri: Ja e vërteta shkresore, që zbardh pretendimin e zotit Menkshi

608
Gazeta “Telegraf”, në datën 16 shkurt 2016, publikoi një letër ankesë, të dërguar në datën 2 shkurt 2016 prej 3 familjeve nga Pogradeci, firmosur në emër të tyre nga Flori Menkshi, në cilën bëhej prezent shqetësimi i tyre lidhur me një “lojë vendimesh zyrtare” (sipas letrës) të disa shtetarëve lokalë në Pogradec e në Qarkun Korçë, që i nxjerr ata nga banesat ku jetojnë prej 36 vitesh. Gazeta “Telegraf” e botoi letrën e zotit Menkshi, duke e shoqëruar me këtë kujtesë: Institucionet dhe individët që përmenden në këtë letër, nëse disponojnë një argument të kundërt nga ato që denoncohen në letër, kanë të drejtën e plotë për t’u prononcuar publikisht në gazetë, pa asnjë kufizim mendimi e provash! Pas botimit të letrës, në gazetë ka mbërritur reagimi i parë zyrtar, i dërguar si informacion sqarues e saktësues prej Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, zotit Eduart Kapri, me Nr. 632 Prot, të datës 09. 03. 2016. Në reagimin e tij në emër të bashkisë, kryebashkiaku i Pogradecit zoti Eduart Kapri, me dokumente zyrtare të lëshuara prej institucionit që ai drejton, sqaron të vërtetën e letrës së publikuar në gazetën |Telegraf” prej qytetarit Flori Menkshi. Pa bër komente, po publikojmë të plotë reagimin e dërguar prej kreut të bashkisë së Pogradecit, zotit Eduart Kapri…
Ja sqarimi zyrtar i Kryebashkiakut të Pogradecit, zotit Eduart Kapri, dërguar Gazetës “Telegraf” 
E nderuar Redaksi e Gazetës “Tclegraf”!
Bashkia Pogradec, prononcohet në lidhje me shkrimin e botuar në datën 16.02.2016 dhe jep argumentet e saj rreth pretendimeve të zotit Flori Menkshi, për privatizimin e objektit në të cilin ai jeton. Zoti Flori Menkshi, së bashku me znj. Eliverla Hoxhallari dhe zotin Enver Ademi, kanë qenë të pajisur me autorizime strehimi nga Këshilli Popullor i qytetit në vitin 1985, së bashku me një kontratë qiraje, të lidhur me Ndërmarrjen Komunale-Banesa. 
Në vitin 1993, në listat e të pastrehëve që jetonin në banesa ish-pronë private, figurojnë edhe emrat e tre pretenduesve. Në këtë vit, për Eliverta Hoxhallarin, në listë figuronte emri i bashkëshortit të saj, zotit Gurali Dikellari. Me vendimin nr. 46/1 daië 26. 09. 1997 “Mbi listën e të pastrehëve të grupit prioritar të ish-pronave private”, Këshilli i Bashkisë Pogradec, miratoi listën e personave që banojnë në këto banesa. Konkretisht zoti Enver Ademi figuron me numër rendor 13, zoti Flori Menkshi me numër rendor 33 dhe zoti Gurali Dikellari (për Eliverta Hoxhallarin) figuron me numër rendor 34. Me Vendimin nr. 7, datë 05. 02. 1998 “Mbi listën e të pastrehëve të grupit prioritar të ish-pronave private, Këshilli i Bashkisë Pogradec vendosi të miratojë listën e personave që banojnë në këto banesa. Në këtë listë, pretenduesit figurojnë si më poshlë: 
Zoti Enver Ademi me numër rendor 1. 
Zoti Flori Menkshi me numër rendor 24.
Në vitin 2005, nga Enti Kombëtar i Banesave u ndërtua një pallat për të pastrehët, në të cilin do të strehoheshin familjet që jetonin në banesa ish-pronë private. Pretenduesit e mësipërm nuk u përfshinë në Vendimin e Këshillil të Bashkisë për t’u sistemuar në këtë pallat. 
Në vitin 2010, për familjet që banonin në ish-pronë private nga qeveria iu është ofruar kredia me interes 0%. Këto familje, pjesë e të cilave janë dhe pretenduesit do të aplikonin drejtëpërsëdrejti tek Degët Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave. Pretenduesit nuk përfituan nga kjo kredi. 
Në vitin 2011, Këshilli i Bashkisë Pogradec, me Vendimin nr. 9, datë 16. 02. 2011, vendosi t’i japë zotit Flori Menkshi 1 apartament në pronësi të Entit Kombëtar të Banesave, me vend-ndodhje në Lagjen nr. 4, rruga “Qani Omçani”, pallati nr. 124. shkalla I. kati i 3-të, me vlerë 1.630.000 lekë (një milionë e gjashtëqindë e tridhjetë mijë lekë). Ky apartament është refuzuar nga zoti Flori Menkshi.
Me Vendimin nr. 12, datë 06. 03. 2012 “Për rishpërndarje apartamenti”, Këshilli i Bashkisë Pogradec, pas refuzimit të bërë nga zoti Flori Menkshi, këtë apartament i’a ka dhënë një të pastrehi tjetër. Letër këmbimet e zotit Menkshi me Bashkinë Pogradec, kanë vazhduar deri në ditët e sotme, me pretendime dhe kthime përgjigjesh të njëpasnjëshme. 
Së fundmi, me daljen e Vendimit nr. 614, datë 7.7.2015 “Për përcaktimin e procedurave të privatizimit të banesave dhe objekteve të kthyera në fond banese me vendim të organeve të qeverisjes vendore dhe të shtetit, ku janë sistemuar me strehim banorë të pajisur me autorizim nga organet kompetente”, zoti Menkshi dhe familjet e tjera i janë drejtuar Bashkisë me disa kërkesa lidhur me privatizimin c objektit 1 katësh tek ish “Marterniteti i vjetër”. Për këtë problem, i’u është kthyer përgjigje me anë të Shkresave me Nr. 275 prot, datë 02. 09. 2015, me Nr. 451 prot, datë 09. 01. 01. 2015. Vendimi nr. 614. dale 7.7.2015 “Për përcaktimin e procedurave të privatizimit të banesave dhe objekteve, të kthyera në fond banese me vendim të organeve të qeverisjes vendore dhe të shtetit, ku janë sistemuar me strehim banorë të pajisur me autorizim nga organet kompetente”, do të zbatohet për të gjithë objektet dhe banesat konformë kësaj VKM- je.
Në zbatim të pikës 2 të kësaj VKM –je, do të ngrihet struktura përgjegjëse për shqyrtimin e kërkesave dhe dokumentacionin e depozituar, për fillimin e procedurës së privatizimit. Në përgjigjen e fundit, drejtuar zoti Flori Menkshi pas botimit të shkrimit në gazetë, i është bërë me dije se objekti të cilin ai kërkon ta privatizojë, nuk është pjesë e aseteve të Bashkisë Pogradec. Për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë faktit, nëse godina e ish-Martenitetit është pronë shtet ose jo, Bashkia Pogradec iu drejtua me Shkresën Nr. 548 prot., datë 26. 02. 2016 Zyrës Vendore të Regjistrimit të l’asurive të Paluajtshme në Pogradec, mbi statusin juridik të kësaj godine. Më Shkresën Nr. 944/1 datë 29.2.2016, ZVRPP-Pogradec konfirmon: – Pasuria me Nr. 1/19, me sipërfaqe trualli 345.8 m2 dhe me sipërfaqe ndërtese 216.8 m2 e ndodhur në Pogradec, ZK-8582, Lagja Nr. 3, Rruga “Reshit Çollaku”, me hartën me indeks PG-B-3 sipas Vol 13, faqe 51, me ref. 03327 është në bashkëpronësi të Petro Kreste, Kristaq Kreste, Sotir Kreste, Piro Kreste, të pajisur me certifikatë pronësie në datën datën 29. 06. 2005.
Siç argumentuam edhe më lartë, Bashkia Pogradec e ka parë me përparësi çështjen zotit Menkshi për vetë gjendjen familjare që ai ka, por nuk mund të kelt akses, apo kompetencë në lidhje me godinën që ai pretendon, pasi Bashkia nuk e ka aset të sajin. Ky qytetar, mund të ofrohet pranë Bashkisë për të përfituar nga programet sociale për të pastrehët, sepse për vitin 2016 do të aplikohet programi i bonusit të strehimit.
Bashkëngjitur, po ju vëmë në dispozicion dokumentacionin i cili është përmendur më sipër
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju urojmë punë të mbarë!
Kryeatari i Bashkisë Pogradec
Eduart Kapri
——————————————-
Vlerësim i “TELEGRAF”
Kryebashkiaku i Pogradecit Eduart Kapri, model komunikimi për çdo shtetar
Gazeta “Telegraf”, nisur prej shpjegimeve të letrës informuese që na dërgoi Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, zoti Eduart Kapri, ndihet e motivuar të përshëndes sinqerisht e me vlerësim, faktin që për herë të parë një pushtetar lokal me funksion drejtues bashkie, përgjigjet me transparencë, me përgjegjshmëri dhe etikë ndaj një letre “nga populli” të publikuar në gazetë, duke dhënë shpjegime konkrete me dokumente zyrtare, lidhur me problemin që trajton qytetari i bashkisë që ai drejton! Ajo që na bëri përshtypje në sqarimin e kryebashkiakut të Pogradecit është “elementi” institucional, duke mos përdorur asnjë “presje” ngjyrim politik, personal e asnjë shenjë shmangie, arrogance dhe prepotence as ndaj letrës së qytetarit pogradecar e as ndaj gazetës “Telegraf”, siç ka ndodhur e vazhdon të ndodh prej shumë shtetarëve, pushtetarëve e politikanëve shqiptarë, të cilët në raste kritikash në gazetë nuk japin sqarime për ankesat, denoncimet dhe problemet që trajtojnë qytetarët, biznesi, apo shoqëria civile, por shpifin ndaj autorëve të letrave e shkrimeve dhe “vërsulen” gjithë histeri ndaj gazetës duke dërguar jo kundërshti shpjeguese sipas ligjit dhe detyrimit të komunikimit institucional, por me “gjuhë” kërcënuese për burgosje e gjoba gjykatash, madje edhe me telefonata me përmbajtje rrugaçërore! Në rastin e përgjigjes së kryebashkiakut Kapri ndeshëm një format komunikimi me standard të plotë e të përkyrer institucional, etikë e tejet njerëzor! Ky model komunikimi, duhet të bëhet e të instalohet si normë në qëndrimin e çdo pushtetari, shtetari e politikani në të gjithë nivelet, mbasi jo evtëm komunikimi me mediet, por edhe me qytetarët duhet të ketë “formatin” e kryebashkiakut pogradecar Kapri, që të vërtetën, ose jo të vërtetën për një çështje, ankesë, apo kërkesë nuk e përcakton konflikti por argumenti ligjor, i provuar shkresërisht në raportin komunikues mes palëve! Përgjigja e Kryebashkiakut të Pogradecit është e tillë, korrekte institucionalisht, etike dhe me argumente zyrtare konkrete! 
Bordi i Gazetës 
“TELEGRAF”
—————————
Pjesë nga denoncimi i qytetarit Flori Mekshi, dërguar në “Telegraf”
Ne që po ju drejtohemi, jemi 3 familje nga Pogradeci, konkretisht familjet e Flori Menkshi, Enver Ademi dhe Eliverta Hoxhalli. Që prej vitit 1985, banojmë në një banesë shtetërore, të ndërtuar nga shteti në vitin 1974 për nevojat e Spitalit Maternitet. Më vonë, pasi u ndërtua një Spital Maternitet i ri, shteti i asaj kohe e ktheu Maternitetin e vjetër në godinë banimi, duke strehuar familjet tona sipas rregullave të saj kohe, duke na pajisur me dokumente zyrtare që parashikonte një strehim i rregullt… Por në vitin 1993, zoti Sotiraq Kreste bën dy vendime: Vendimi nr. 239, datë 20. 02. 1995 të KKP për spitalin Maternitet të pasurisë 1/20 dhe e ndan me vëllazarinë e tij Koço Kreste. Mbas dy ditësh bën prapë një vendim vetëm Sotiraq Kreste… e kështu vazhdoi skenari për grabitjen e banesave tona me synim privatizimin e ndërtesës ish-Maternitetit…”
Sigal