“Detyrim paraqitje”, Doshi: I pakënaqur, s’shkoj në Kuvend

495
TIRANE – Pas një muaji në “arrest shtëpie” Gjykata e Lartë mori për të ndryshuar masën e sigurisë në detyrim paraqitje për Tom Doshin pas animimit të avokatëve të deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste.
I pakënaqur! Ky ishte qëndrimi që Doshi shprehu përballë gazetarëve që prisnin me interes daljen e tij nga ambientet e Gjykatës së Lartë pas një seance që zgjati përreth 1 orë e gjysmë. Ai foli për presion të kryeprokurorit Llalla, kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta ndaj Gjykatës, presion i cili sipas tij bëri që mos të fitonte lirinë.
“Unë jam i pakënaqur me vendimin, atë të parin edhe këtë që u mor sot. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Pavarësisht se kryeprokurori, kryeministri, kryetari i parlamentit po bëjnë presion që unë të mos dilja i lirë. Nuk kishin cfarë të bënin, ishin në hall…edhe prokurori”, u shpreh Doshi
Doshi i qëndroi versionin të deklaruar më herët në media, se akuzat ndaj tij se ka inskenuar atentatin nuk qëndrojnë, pasi sipas tij plani për ta vrarë së bashku me kolegun demokrat Mhill Fufi, ka ekzistuar. “I qëndroj deklaratave të mia dhe do të vazhdoj deri në fund sa të zbardhet kjo çështje”, tha Doshi.
Me vendimin e Gjykatës së Lartë për tu paraqitur çdo të hënë në orën 10:00 në prokurori, Doshi mund t’i rikthehet jetës parlamentare, por duket se diçka e tillë nuk do të jetë e afërt. Kjo pasi deputeti i Shkodrës u shpreh se nuk do të bëhet pjesë e seancës parlamentare të së enjtes. Ai tha se do t’i bashkohet Kuvendit vetëm pasi prokuroria të ketë zyrtarizuar akuzat. “Atëherë, – tha Doshi, – do të bëj një diskutim të gjatë në Kuvend që të gjithë të mësojnë të vërtetën”.
Tom Doshi hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, kur tha se “po shijon pushtetin nuk i interesojnë zërat lokalë. Rama ka braktisur gjithë socialistët dhe po i shërben vetëm Ilir Metës dhe LSI-së”.
Deputeti socialist Tom Doshi ndodhej në “arrest shtëpie” që prej datës 29 mars nen akuzat për “kallzim te rreme”, “deklarata te rreme para prokurorit”, “kanosje per deklarime a deshmi, ekspertim ose perkthim te rreme”
Avokati i Doshit: Vendimi pas presionit politik, do vazhdojmë luftën në Kushtetuese
I pari që doli nga ambientet e Gjykatës për të dhënë edhe deklaratën e parë për mediat pas vendimit të Kolegjit Penal, ishte avokati Valdimit Meçi, i cili tha se Gjykata e Lartë vendosi nën presionin e politikës. “Kjo do të thotë se jemi të detyruar të vazhdojmë luftën tonë deri në fitore”, tha Meçi, duke paralajmëruar kështu se nuk do të tërhiqen nga kërkesa që kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë (edhe pse kërkesa ishte bërë kur Doshi ishte në “arrest shtëpie”) dhe po ashtu as nga kërkesa për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit që i hoqi imunitetin.
“Gjykata vendosi zëvendësimin e masës me një masë më të lehtë. Natyrisht ne nuk jemi të kënaqur me vendimin gjykatës edhe pse mendojmë se është një lajm i mirë do të kishte qenë më mi mirë nëse gjykata do të mbështetej në parimin e ligjshmërisë dhe jo të oportunitetit. Kjo ka të bëjë me sistemin e drejtësisë, do të kishte qenë lajm i mirë nëse gjykata do të respektonte ligjin. Jemi në kushtet kur Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-s, i Këshillit të Evropës, duhet të demonstrojë se organet e saj të drejtësisë respektojnë parimet e sanksionuara në konventën ndërkombëtare port të drejtat e njeriut. Natyrisht gjykata demonstroi përsëri se është në presionin dhe trysninë e politikës. Çka do të thotë se na detyron ta vazhdojmë luftën tonë deri në fitore. Ne do të vazhdojmë me të njëjtat kërkesa në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh avokati i Doshit. 
Kolegji Penal i Gjykates se Larte
Guxim Zenelaj – kryetar
Majlinda Andrea- Anetar
Aleksander Muskaj -Anetar
Admir Thanza – Anetar
Artan Zeneli – Aenrtar
Prokuroret Adnand Xholi dhe Altin Binaj kerkuan mospranimin e kerkeses. Avokatet Vladimir Mece dhe Ferit Mucaj kerkuan revokimin ose zevendesimin e mases se sigurimit.
Sigal