Vlorë, asgjësohen me djegie rreth 3800 rrënjë kanabis

441
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 3.860 rrënjë bimë narkotike marijuanë, të mbjella në fshatrat Llakatund dhe Karbunarë. Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë në mes të pyllit si dhe të shtrira anës lumit të Shushicës, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm. Lënda narkotikë është asgjësuar me djegie nga ana e policisë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Gjithashtu, Seksioni për Narkotikët ka arrestuar një person të shpallur në kërkim që në vitin 2006, shtetasin e quajtur Agim Qejvani, 45 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ky shtetas është dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal