Raunig: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

472
Ambasadori i Prezencës së OSBE në vendin tonë, Florian Raunig tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ai ka qenë sot në qytetin e Shkodrës për të prezantuar projektin e OSBE-së, ‘Për një drejtësi pa vonesa’. Ambasadori theksoi gjatë fjalës së tij se mbështet Shqipërinë në rrugën integruese. Ndërkohë, ambasadori austriak Johann Sattler pohoi se Bashkimi Europian nuk do të jetë i plotë pa integrimin e Shqipërisë. Në prezantimin e projektit ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili deklaroi se nuk i pengon ligji gjykatat që të veprojnë shpejt. “Kemi nevojë për instrumente pragmatiste. Nuk i pengon ligji gjykatat që të veprojnë shpejt. Reforma në drejtësi është thelbësore. Duhen gjykata proaktive”, tha Manjani.
Sigal