Bosët e plehrave paguan veten 40 mln euro nga fondet e buxhetit

Pronarët zyrtarë të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, kanë paguar njëri-tjetrin me mbi 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve për konsulencë dhe shërbime të tjera. Transaksionet janë kryer në dijeni të administratës tatimore dhe pagesat janë kryer nga fondet buxhetore, të lëvruara pas konfirmimit nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projekteve në Ministrisë së linjës. Ja pagesat e plota

Bosët e inceneratorëve shpërdorojnë taksat e qytetarëve në dijeni të qeverise. Mbi 40 mln euro i kanë paguar njëri-tjetrit pronarët zyrtarë të koncesioneve të mbetjeve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Pagesa është kryer nga fondet buxhetore, ndërsa Drejtoria e Tatimeve i ka dhënë bekimin skandalit financiar

Pronarët zyrtarë të koncesioneve të plehrave, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, kanë paguar njëri-tjetrin mbi 40 milionë euro nga taksat e qytetarëve për konsulencë dhe shërbime të tjera, ndërkohë që afera financiare është zhvilluar në dijeni të plotë dhe pa asnjë shqetësim të autoriteteve shtetërore.Transaksionet janë kryer në dijeni të administratës tatimore dhe pagesat janë kryer nga fondet buxhetore, të lëvruara pas konfirmimit nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projekteve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Sigal

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konfirmojnë skandalin financiar, por edhe mungesën totale të reagimit nga ana e qeverisë “Rama”.Kompania “Albtek Energy” në pronësi të Stela Gugalljas, e cila fitoi kontratën koncesionare për inceneratorin e Elbasanit, ka paguar shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos rreth 1.6 miliardë lekë të reja për punime të ndryshme në landfill.Po ashtu, Gugallja ka paguar rreth 33 milionë lekë të reja shoqërinë “Zoto Consulting”, një zyrë konsulencë në pronësi të Klodian Zotos. Klodian Zoto i kthen nderin Gugalljas, e cila është bashkëjetuesja e mikut të tij, Mirel Mërtiri. Kompania e tij, “ITS” është zotëruese e pjesës më të madhe të kompanisë koncensionare të inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Waste Treatment”.Zoto paguan rreth 30 milionë lekë të reja për zyrën e konsulencës së Stela Gugalljas, “Consulting SE Partners”. Por, me paratë publike, kompania koncensionare në pronësi 70 përqind të Zotos, paguan afërsisht 1.1 miliardë lekë të reja për dy kompanitë e tij, “ITS” dhe “Zoto Consulting”.

Skema përsëritet edhe me shoqërinë “Integrated Energy BV”, e cila fitoi kontratën koncesionare për inceneratorin e Tiranës gjatë kohë që Klodian Zoto ishte drejtor i parë i saj.Sipas syri të dhënat e Tatimeve tregojnë se kompanitë e Zotos, “ITS” dhe “Zoto Consulting” kanë marrë nga koncesionari i Sharrës pagesa në vlerë më shumë 2 miliardë lekë të reja. Rreth 30 milionë lekë të reja të tjera janë paguar për këshillat e dhëna nga “Consulting SE Partners”, në pronësi të Stela Gugalljas.Në total, ndërmjet kompanive të zotëruara nga “bosët e plehrave” janë paguar rreth 4.8 miliardë lekë të reja ose më shumë se 40 milionë euro.

Roje private për incineratorin e Elbasanit, shteti do të japë miliona të tjera koncesionit

Shteti do të japë edhe 2.5 milionë lekë shtesë për koncesionin e incineratorit të Elbasanit. Fondi i radhës është dhënë nga Agjencia e Administrimit të Pronave, e cila kërkon roje private për ambientin.Shpenzimeve për incineratorin e Elbasanit, tashmë nën sekuestro dhe hetim nga prokuroria do tu shtohen dhe ato për ruajtjen.Referuar dokumenteve të APP, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka kërkuar që të blihet sigurim prone për ‘Albtek Energji’.Prokurimi është hapur më 23 mars me një fond limit prej 2.5 milionë lekësh dhe afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 4 prill.Autoriteti kërkues kërkon që pjesëmarrësit të ngjashme me vlerë përkatësisht 1 milionë lekë gjatë tri viteve të fundit dhe gjithashtu duhet të jenë pajisur me leje për ushtrim të aktivitetit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.Në këtë procedurë janë përjashtuar brokerat dhe agjentët e sigurimeve.Kompania në fjalë sëbashku me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të saj janë vendosur nën sekuestro që prej dhjetorit të vitit të kaluar pas hetimeve në SPAK.Ndërtimi i ka kushtuar buxhetit të shtetit 24 milionë euro dhe sipas kontratës duhet të kishte kaluar në varësi të bashkive të qarkut pas përfundimit të tij.Gjithashtu është thënë se ky incinerator do të ishte edhe një prodhues energjie, por nuk është miratuar ende një çmim prej ERE.