Dhurimi i gjakut, Meta: Mirnjohje për ata që edukojnë shoqërinë me vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore

196
Sigal

Presidenti i Republikës ka ndarë më ndjeksit e tij në fecebook një mesazh mirnjohje për të rinjteqë dhurojnë gjak.

“Mirënjohje për punën e palodhur të pastor Ylli Doçit dhe të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare, që edukojnë shoqërinë me vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore”, shkruan Meta.

Ja postimi i plotë:

Një e diel frymëzuese mes shumë të rinjve dhe besimtarëve, që me vullnetarizëm ju përgjigjën thirrjes së Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare për t’u solidarizuar me kauzën humane të dhurimit të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë jetike për të.

Mirënjohje për punën e palodhur të pastor Ylli Doçit dhe të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare, që edukojnë shoqërinë me vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore.

Të dhurosh gjak, do të thotë të shpëtosh jetë.

Krenar për kontributin e vyer të dhënë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, që vijon të jetësojë porosinë e Shenjtores Nënë Tereza: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi.”

Image