Berisha nuk u njoftua,zbardhen detaje nga ceremonia për Azem Hajdarin, Basha homazhe në 09:00

164
Sigal

Zbardhen detaje nga mungesa e ish-kryeministrit  Sali Berisha në ceremoninë përkujtimore të PD-së për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Burime nga zyra e ish-kryeministrit bëjnë me dije se Berisha nuk është njoftuar nga PD për ceremoninë përkujtimore.

Mësohet se kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhet në nderim të Azem Hajdarit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Në ceremoninë përkujtimore për Azem Hajdarin nuk kanë marrë pjesë as familjarët e tij, por nuk dihet nëse kanë qenë të ftuar./ora news