”U zverdh dhe ra në Tokë”, i bie pema sipër, plagoset prindi te këndi i lojërave te Liqeni

600
Sigal

Ditën e djeshme një person është lënduar te Parku i Liqenit në Tiranë, pasi një pjesë peme ra mbi të, si pasojë e erës së fortë që frynte.

Në disa foto të postuara nga dëshmitarë të rastit shihet se në vendngjarje ka mbërritur dhe amulanca për të bërë të mundur transportimin e të lënduarit drejt spitalit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Pavarësisht se pemët e thara mbeten një shqetësim mjaft serioz, kjo ngjarje nuk e ka bërë të reflektojë aspak kreun e Bashkisë së Tiranës, që pak minuta më vonë postonte në rrjetet sociale, foto duke mbjellë të tjera pemë nga liqeni, në shoqërinë e gazetares Rudina Xhunga.

Reagimi i aktivistit Zirkon Disha për ngjarjen mbrëmjen e djeshme:

Po frynte erë e fort dhe parku ishte plot. Kalamaj dhe të rritur. Zotëria ishte me gruan dhe çunin te këndi i lojrave. Nja 5 vjeç. Pema dukshëm ishte e tharë. Nuk e di se në cilën pjesë u godit. U zverdh dhe ra në tok. Erdhi ambulanca dhe e morën me barrelë. (rrëfimi i Jonit)

Sot rreth orës 14:00, tek Këndi i Lojrave, Parku i Liqenit ndodhën dy ngjarje. Prindi i një fëmije rreth 5 vjeç u aksidentua brenda Këndit të Lojrave nga thyerja e degëve të një peme. Siç shihet ne fotot e postuara nga Jon Grabocka. Ambulanca e merr pa ndjenja zotërinë dhe pas kësaj nuk ka asnjë lajm tjetër për ngjarjen.

Lajmi tjetër:

Kryetari 8 bashkisë, Erion Veliaj shfaqet sërish duke mbjellur pemë, një orë pas ngjarjes. (nese bazohemi ne kronoligjinë e postimeve, të bërë publike në faqen e tij të FB, ngjarjet mund të kenë ndodhur në të njëjtën kohë)