Makina e parkuar përfshihet nga flakët në Durrës

161
Sigal

Një mjet është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.4. Sikurse shihet edhe nga pamjet mjeti ka qenë i parkuar në momentin që ka shpërthyer në flakë. Nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të punuar shuarjen e flakëve. Ndërkohë edhe grupi hetimor ka mbërritur, i cili ka vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.