Treni del nga shinat në Fier

473
Sigal

Treni i pasagjereve ka dalë nga shinat këtë mesdite ne afërsi të Urës mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier duke dëmtuar disa vagona. Gazetari Ervis Kuci raporton për ‘BalkanWeb’ se treni vinte me pasagjerë nga Durrësi në Fier, ndërsa nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Shkak i shkarjes se vagonave të trenit janë bërë disa traversa të cilat janë thyer, ndërsa kalonte treni.

Sipas faturinove të trenit thyerja e tranversave te hekurudhës ka ndodhur si shkak i amortizimit nga koha e gjatë në pune dhe kushtet atmosferike. Fatorinot kanë thënë se treni ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur thyerja e traversave dhe ka berë një zhurmë të madhe.

Rreth 10 vjet më parë në këtë vend është përmbysur një vagon cistern duke derdhur një sasi të konsiderueshme karburanti.