E trishtë| Përmbyset zetori, ndërron jetë fermeri në Lushnjë

119
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Dushk Sektor, në zonën e Lushnjës, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar tokën me zetor.

Policia bën me dije se në një moment mjeti me të cilin burri punonte tokën është përmbysur duke bërë që ai të ndërrojë jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thueht në njoftimin e policisë.