Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se më datë 25. 10 .2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.