Sigal

Pochetino, Allegri, Kloop dhe Negelmann, të gjithë e refuzuan ofertën e Real Madrid, duke detyruar Florentino Perez të merrte Lopeteguin, i cili ishte trajneri i Spanjës në atë kohë.

Pochetino | Zgjedhja e parë
Trajneri argjentinas rinovoi me “Spurs” në maj, duke e zgjatur kontratën e tij me ekipin e Premier League deri në 2023. Florentino Perez gjithashtu ishte i gatshëm të rregullonte marrëdhëniet me Daniel Levy, pas negociatave të tensionuara për Gareth Bale. “Spurs” janë aktualisht në vendin e pestë në Premier League dhe janë të tretët në Grupin B në Champions League.

Skuadra: Tottenham | Mosha: 46

Allegri | Prioritet, fitimi i Champions League
Aktualisht, objektivi i Massimmiliano Allegri-t është të fitojë Champions League me Juventusi-n. “E refuzova Reali-n sepse i thashë po Juves,” pranoi ai. Trajneri italian ka një kontratë deri në 2020, kampionët në fuqi aktualisht ndodhen në krye të klasifikimit në Serie A, me katër pikë diferencë dhe të parët në Grupin H në Champions

Skuadra: Juventus | Mosha: 51

Klopp | Kontrolli mbi procedurat në Liverpool
Klopp aktualisht po udhëheq një projekt që mban emrin e tij dhe as nuk e merr në konsideratë largimin nga “Të Kuqtë”. Trajneri gjerman ka një kontratë deri në 2022-in. Ekipi i tij iu bashkua krryeson në Angli bashkë me Manchester City-n e Guardiolës dhe aktualisht ndodhet në vendin e parë në Grupin C në Champions League.

Skuadra: Liverpool | Mosha: 51

Conte | Mentaliteti i italianit pëlqehet nga Florentino

Trajneri italian, i njohur për karakterin e tij të fortë, fitoi tre Serie A me Juventusi-n dhe një kampionat me Chelsea-n në Premier League, si dhe mori drejtimin e kombëtares italiane. Edhe United ka qenë i interesuar për Conte-n, pasi shihet si një alternativë e mundshme për të zëvendësuar Mourinhon. Conte e refuzoi kalimin te Real, sepse donte ta çonte deri në fund kontratën me Chelsea-in, me klubin anglez që ka vendosur ta shkarkojë më pas. Gjithsesi, italiani mbetet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Los Blancos” nëse Perez shkarkon Lopetegui-n.

Pa skuadër | Mosha: 49

Nagelsman | 31 vjeç, por shumë i aftë
Negelsman, u bë trajneri më i ri që ka drejtuar një ekip në Champions League. Hoffenhemi i tij ndodhet në vend të tetë në Bundeslig, por po tregon se është kundërshtar i fortë në Champions League. Trajneri gjerman ka një marrëveshje për të marrë drejtimin e Leipizig verën e ardhshme.

Skuadra: Hoffenheim | Mosha: 31