Drogë në automjet, arrestohet polici i burgut të Tepelenës

533
Një polic i burgut të Tepelenës ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa. Raportohet se në pranga ka rënë edhe djali i tij, i cili ndodhej në automjet bashkë me të. Sipas policisë së qytetit të Memaliajt, në pranga kanë rënë Gjolek Harizi 44-vjeç, (punonjës i IEVP Tepelenë) dhe Irdi Harizi 22-vjeç. Sipas policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës” , Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz” , me targa AA 724 KM që drejtohej nga Gjolek Harizi u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.
Sigal