“Kredia e fundit” në Tiranë, arrestohen 4 persona

338
Policia e Tiranës ka njoftuar për finalizimin me sukses të operacionit “Kredia e Fundit”, në kuadër të të cilit janë arrestuar 4 persona. Të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar me kreditë dhe kanë falsifikuar dokumenta. Në pranga janë vënë 25-vjeçari Ledion Balla, 24-vjeçari Visardi Koleci, 29-vjeçari Ergest Dorzi dhe 22-vjeçari Andrea Kateshi. Ndërkohë, procedohet në gjendje të lirë shtetasja me iniciale M.R., 21 vjeç, ndërsa shpallet në kërkim shtetasja T.K., 24 vjeç.
Shtetasit e mësipërm aplikonin për kredi individuale konsumatore duke falsifikuar dokumenta të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen të kenë përfituar shuma nga 300 000 deri në 1 000 000 lekë të reja. Po në kuadër të operacionit “Kredia e Fundit”, blutë e kryeqytetit kanë shpallur në kërkrim edhe një vazjë, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër ku në Tiranë zbulohen skema të tilla mashtrimi. Vetëm 2 muaj më parë 3 të rinj të tjerë u arrestuan pas zbulimit të një skeme identike. Në të dyja rastet, për policinë e Tiranës ka dyshime se të rinjtë kanë patur bashkëpunëtorë punonjës brenda bankave, të cilët kanë miratuar kreditë ndonëse nuk plotësonin kushtet, kundrejt përqindjeve të caktuara që kërkonin nga shumat e përfituara.
Sigal