E rëndë në Bulqizë, familjarët gjejnë të pajetë 40-vjeçaren, dyshohet se…

96
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një 40-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët. Sipas burimeve dyshohet se gruaja ka vrarë veten.

 “Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni”, njofton policia.