Krimi në familjen Kurti/ Prokuroria: Viktima nxori një thikë me përmasa të mëdha

430
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Leonard Ristani, si edhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për shtetasin Jurgen Kurti, të dyshuar si autorë të veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, në ngjarjen e ndodhur në dt. 04.04.2016, ku mbeti i vdekur shtetasi Artur Kurti. 
Gjykata për Krime të Rënda ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin, si edhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Leonard Ristani dhe “arrest në shtëpi” për Jurgen Kurti. Nga aktet e deritanishme të referuara në Prokurorinë për Krime të Rënda, rezulton se: Në datë 04.04.2016,rreth orës 21.30 nga shërbimet e policisë gjyqësore është marrë njoftim se në vendin e quajtur Njësia Administrative nr.5, rruga “Zef Jubani”, kishte ndodhur një vrasje brenda familjes dhe konkretisht ishte vrarë shtetasi Artur Kurti. Më pas, në lidhje me këtë ngjarje në Spitalin e Traumës kishte shkuar një shtetas i dëmtuar me armë të ftohta, i cili është identifikuar si shtetasi Leonard Ristani. Në apartamentin ku kishte ndodhur ngjarja banonin shtetasja Sh. Kurti dhe djali i saj Jurgen. 
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rreth 1m para derës së hyrjes për në këtë banesë, në korridorin e përbashkët është gjendur i shtrirë me fytyrë nga dyshemeja kufoma e shtetasit Artur Kurti. Në brendësi te banesës, mbi sipërfaqen e dyshemesë së saj, janë gjetur njolla me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut. Në vijim të kqyrjes ndërmjet sheshpushimit të katit të V-të dhe sheshpushimit të katit të IV-ët është gjetur dhe sekuestruar një thikë me bisht me ngjyrë të kuqe me gjatësi rreth 29 cm, e cila në sipërfaqen e saj kishte mbetje me ngjyë të kuqe si ajo e gjakut. Gjatë kqyrjes së kufomës së shetasit Artur Kurti, është konstatuar një plagë në gjoks dhe një plagë në fytyrë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtetaset Sh. Kurti (bashëshortja e viktimës) dhe shtetasja L.P (komshija i tyre). Ndërsa shtetasi Jurgen Kurti ishte në spital, pasi shoqëruar dajën e tij Leonard Ristani, i cili ishte plagosur në ngjarje.
Sigal