Së bashku në luftën ndaj diabetit

475
Sot, në 7 Prill, në Ditën Botërore të Shëndetit, me fokus në sëmundjen e Diabetit; ditë e cila shënon dhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (7 prill 1948); Spitali Amerikan mundësoi për të gjithë qytetarët shërbime dhe këshillim mjekësor. Spitali Amerikan ishte prane qytetareve ne kryeqytet me 2 stendat ne Parkun Rinia dhe Parkun e Liqenit per te ofruar sherbime shendetesore falas; si matje glicemie dhe tensioni si dhe keshillim falas me mjekun e urgjences. Gjithashtu, te gjithe qytetaret u informuan mbi paketat dhe ofertat me fundit me sherbime mjekesore nga Spitali Amerikan; si dhe u shperndane materiale dhe revista informuese me informacione shendetesore te vlefshme per te gjitha grupmoshat. Stendat me sherbime dhe informacione mjekesore do te qendrojne edhe pergjate dites se neserme dhe fundjaves ne QTU. Ky organizim vjen në vazhdimësi të nismave të ndryshme që Spitali Amerikan ndërmerr në kuadër të temave mbi shëndetësinë. Të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm gjithnjë ndaj qytetarëve dhe pacientëve që prej vitesh i besojnë shëndetin e tyre, Spitali Amerikan mbetet lider në ofrimin e shërbimeve mjekësore në cilësi, kohë dhe standarte më të mira ndërkombëtare.
Sigal