13 arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë

898
Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.
Ja arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë
1- Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.
2- Heq barkun. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.
3- Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.
4- Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkërive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.
5- Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.
6- Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.
7- Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.
8- Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.
9- Paketat e çajit jeshil përdoren për të ulur enjtjen poshtë syve, në formë komprese për sytë e lodhur, po ashtu edhe për të frenuar daljen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, në momentin e heqjes së dhëmbit apo dhëmballës.
10- Çaji jeshil nuk është i ferementuar dhe prodhohet duke avulluar gjethet e freskëta në temperature të lartë. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të ruhen molekulat e duhura të quajtura polifenole, që janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji.
11- Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.
12- Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura “neurotransmetues.”
13- Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.
Sigal