VIDEO/ Tjetër operacion brenda pak orëve në Durrës, kapen drogë e arenal armësh, në kërkim autorët

494
Një tjetër operacion anti-drogë është finalizuar në qytetin e Durrësit brenda pak orësh.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është finalizuar me sukses operacioni I koduar”Shkembi I Kuq”.
Sekuestrohen 68.3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 408 gr fara Cannabis Sativa, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike.
Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;
2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;
1 granatë offensive;
1 ndezëz unifikues granate;
1 armë gjysëm automatike mod 56;
283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;
1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.
Sigal