Sot duhet të ishte në punë, si e kujtojnë kolegët gjyqtaren e vrarë nga ish-burri

539
Kolegët e gjyqtares Fildeze Hafizi, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike ditë më parë pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe në nder të kujtimit të saj.

Në tavolinën e sallës së gjyqit ishte vendosur një foto e Fildeze Hafizit si dhe kurora me shënimin: “Përgjithmonë në zemrat tona”.

Homazhet e kolegëve të Hafizit u zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku dhe Hafizi ushtronte detyrën e gjykatëses.

Të pranishëm në homazhe ishin kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, kolegë të Hafizit si dhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

VRASJA
Bazuar në hetimet paraprake të deritanishme, grupi i hetimit theksoi se më datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, shtetasja Fildes Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë. Pasi ajo ka hipur në makinën ‘Benz’, me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ishbashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, me një pistoletë në dorë, dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildese Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.
Sigal