Shkodër, asgjesohen 1723 rrënjë kanabis sativa

428
Policia e Malisisë së Madhe në bashkëpunim me policinë e Pukës kanë gjetur dhe asgjesuar 1723 rrënjë kanabis sativa. Mësohet se bimët narkotike janë gjetur përkatësisht në fshatin Gomsiqe e në vëndin e quajtur Mushtë në Pukë dhe në fshatin Xhaj, në Shkrel të Malësise se Madhe. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal