Kjo fotografi ka edhe një rrëfim brenda

473
Imazhi i një babai sirian ndërsa përqafon me lot në sy djalin dhe vajzën e tij në një plazh të Greqisë është kthyer në hit në internet. Fotografia e Laith Majid, e shkrepur nga Daniel Etter rreth orës 4:30 të mëngjesit në një plazh të ishullit Kos në Greqi, ka provokuar një reagim të fortë ndaj përshkrimeve jonjerëzore rreth emigrantëve. Etter, reporteri i pavarur 34-vjeçar, rrëfen se nuk është prekur kurrë kaq shumë nga një imazh. Ai arriti të njohë këtë familje të klasës së mesme nga qyteti sirian Deir ez-Zor. Familja, që ka duruar për vite me radhë bombardimet nga qeveria siriane, forcat rebele dhe së fundmi nga ISIS, shpresonte për një jetë më të mirë në Gjermani.
Sigal