Hapen bisedimet klimatike,pas mbështetjes së Trump për promovimin e lëndëve djegëse

680
Raundi i fundit i bisedimeve për klimën, i udhëhequr nga OKB u hap në Bon me delegatë të pranishëm nga pothuajse 200 vende.

Gjatë dy javëve të ardhshme, negociatorët shpresojnë të sqarojnë rregulloren e marrëveshjes së klimës së Parisit.

Është takimi i parë i madh që kur Presidenti Trump njoftoi për planet për të nxjerrë SHBA nga Pakti i Parisit në qershorin e kaluar.

Shumë delegatë janë të pakënaqur që Shtëpia e Bardhë planifikon të promovojë lëndët djegëse fosile si një zgjidhje për ndryshimet klimatike.

Një këshilltar i presidentit pritet të marrë pjesë në një prezantim pro-qymyrit javën e dytë të kësaj konference, e cila njihet zyrtarisht si COP23.

Më vete, një grup guvernatorësh do të thonë se SHBA është ende e përkushtuar ndaj veprimeve klimatike pavarësisht refuzimit të Marrëveshjes së Parisit me Trump.

Sipas rregullave, Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen nga marrëveshja deri në vitin 2020, kështu që ata kanë dërguar një ekip negociatorësh në këtë takim.

Sipas njoftimeve, anëtarët e administratës Trump do të mbështesin një aktivitet për të promovuar lëndët djegëse fosile dhe energjinë bërthamore si zgjidhje për ndryshimet klimatike.

Prezantuesit nga gjigandi i qymyrit Peabody Energy, ndër të tjera, do të bëjnë një prezantim për të nxjerrë në pah rolin që qymyri dhe lëndët e tjera djegëse mund të luajnë në frenimin e ndikimeve të temperaturave në rritje.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë se diskutimi ka për qëllim të ndërtojë përpjekjet e administratës për të promovuar lëndët djegëse fosile në takimin e G20 këtë vit.

“Është e pamohueshme që lëndët djegëse fosile do të përdoren për të ardhmen e parashikueshme dhe është në interesin e të gjithëve që ato të jenë efikase dhe të pastra”, tha zëdhënësi.
Sigal