Antikontrabanda, arrestohen 2 grekë në Shkodër

439
Një ditë më parë në stacionin e Policisë Kufitare dhe Migracionit në Muriqan të Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i Paschalis Papadopovlos, 28 vjeç dhe Vasileios Kumaris, 32 vjeç, të dy banues në Selanik të Greqisë. Arrestimi tyre u bë pasi gjatë kontrrollit të ushtruar në dalje të vendit me automjetin tip “Ford Fiesta”, me targa ZXO 3358, me drejtues shtetasi Paschalis Papadopovlos janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale;
-534 (pesëqind e tridhjetë e katër) copë bizhu të ndryshme,
-36 (tridhjetë e gjashtë) ikona të madhësive të ndryshme,
-1 (një) orë dorë.
Këto mallra rezultojnë të pa deklaruara në organet doganore, të cilat po i transportonin drejt Malit t Zi. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
Sigal