VIDEO/ Operacioni i madh “Shefi”/ Drogë nga Shqipëria në Itali nëpërmjet detit, 43 të arrestuar

555
Mëngjesin e sotëm Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimim e Antimafias Italiane.
Rreth 200 forca policie kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi.
Sipas mediave italiane, droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglia-s.
Operacioni “Shefi” ka nisur hetimet në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit, shkruan La Repubblica.
Sigal