PD prononcohet zyrtarisht kundër Soros. Flamur Noka: Ramën e ndihmon Father Soros nëpërmjet “Mother Jones”

665
Më në fund, PD-ja shprehet zyrtarisht kundër Xhorxhh Soros. Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha, shpeshherë është shprehur kundër politikave të Xhorxh Soros në Shqipëri, por PD-ja e kryetarit Basha ka heshtur dhe asnjëherë zyrtarisht nuk është shprehur kundër Xhorxh Soros. Tani, e detyruar nga presioni i akuzave të PS për financime të kundërligjshme, PD-ja për herë të parë shprehet kundër Xhorxh Soros. Flamur Noka, foli për akuzat e qeverisë ndaj PD për financimet ruse, pas artikullit të publikuar në revistën “Mother Jones”. Noka tha, se e gjithë kjo tymnajë bëhet për të mbuluar skandalet e qeverisë së tij. “Mother Jones është një gazetë mbrapa së cilës fshihet babai shpirtëror i Edi Ramës, George Soros,” u shpreh deputeti demokrat. “Edi Rama është mjeshtër i tymnajave për të mbuluar skandalet e qeverisë së tij. Le të vijojnë hetimet. S’ka asgjë për të fshehur nga Partia Demokratike. “Mother Jones” është një gazetë mbrapa së cilës fshihet babai shpirtëror i Edi Ramës, George Soros. Që këtu kuptohet. “Father Soros” nëpërmjet “Mother Jones” i vjen në ndihmë Edi Ramës që paguan për këtë gjë. Po pse ndodh kjo dhe pse pikërisht tani? Se skandalet ku është zhytur Rama janë të tilla sa në një vend normal do rrëzonim 10 qeveri. A ka fakt më të madh se të kapen 613 kg kokainë? E vërteta doli që Shqipëria është bërë Kolumbi e Evropës, avionët iknin e vinin me drogë. Fjalët tona i citon Departamenti Amerikan i Shtetit. Është vendi i parë në botë për konsumimin e kokainës, pse nuk ishte kur drejtoja unë dhe qeveria Berisha. Peshku i madh është në familjen kryeministrore, duhej dështuar operacioni i transportit, se do dilte familja Rama,” tha Noka. Për çfarë u takua Lu sot me Bashën? “Për zhvillimet e fundit politike, skandalet e radhës së kësaj qeverie. Me skandale të tilla një qeveri normale duhej të dorëzohej, nuk e kemi thënë kot ne. Ka vetëm një zgjidhje këtë vend, revolucion për ta përjashtuar këtë qeveri. Me revolucion popullor. Opozita ka një synim, rrëzimin e klikës që është në pushtet dhe prandaj jemi bashkë dhe me LSI-në”, u shpreh Noka.
Sigal