Henze: Brukseli e di se Edi Rama nuk është një partner i besueshëm

436
Sigal

Këshilltari i partisë së Angela Merkel CDU, Martin Henze ka mbështetur qëndrimin e Presidentit, Ilir Meta të shprehur në letrën për Komisionerin e Zgjerimit në BE.

Në një postim në Twitter, teksa shpërndan letrën e kreut të shtetit, Henze shprehet se Brukseli e di se Edi Rama nuk është një partner i besueshëm.

“Shkeljet kushtetuese, manipulimi i zgjedhjeve, kriminalitet dhe korrupsioni i kësaj qeverie është i papranueshëm”,-shprehet Henze.