Shpërthen goma e makinës, ndërron jetë 28 vjeçari, punonjësi i një gomisterie

424
Sigal

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, këtë herë në zonën e Bathores në Tiranë.

Si pasojë e plasjes së një gome makine ka mbetur i plagosur punonjësi i një gomisterie.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar me iniciale F.LL, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.