Miratohet paketa ‘Anti-KÇK’ me 89 vota pro, Fatmir Xhafaj e refuzon nismën

467
Sigal

Akti normativ “Anti-KÇK” është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar dhe u shqyrtua në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ku u miratua me 89 vota pro. Për këtë ligj 3 vota kanë qenë abstenim dhe 17 kundër.

Pas këtij miratimi do të vendoset në zbatim me fuqi 1-vjeçare deri më 31 dhjetor.

Ndërkohë mësohet se kundër kësaj pakete ka qenë deputeti socialist, Fatmir Xhafaj. Ai nuk ishte as në sallë as gjatë shqyrtimeve në Komisionin e Ligjeve. Xhafaj po tregon rezerva së fundmi për nismat e qeverisë së Edi Ramës, sidomos kur ndërlidhen me reformën e re në drejtësi.

Më herët mediat kanë raportuar se subjekt i kësaj nisme mund të jetë vëllai i Xhafajt, Geroni. Madje ka pasur raportime për fërkime në qeveri nëse Geron Xhafajt i duhet dërguar formulari i Operacionit Forca e Ligjit.