Gjosha: Po të donit negociatat për anëtarësim, nuk do të shkatërronit drejtësinë nëpërmjet falcifikimeve

396
Sigal

Nga Klajda Gjosha

Loja me integrimin europian të vendit vazhdon ende pa u ndalur, për ata që cdo ditë punojnë për ta minuar këtë proces jetik për të gjithë ne. Habitem kur dëgjoj disa deklarata boshe, konspirative, që kërkojnë të drejtojnë gishtin drejt institucionit të vetëm legjitim në vend, që është Presidenti i Republikës. Frika nga e vërteta që fshihet pas fasadës, frika nga fallcifikimet për të kapur cdo qelizë të drejtësisë, e deryron mazhorancën që me nxitim të manipulojë opinionin publik por edhe institucionet europiane.

Fatkeqësisht qeveria ka dështuar të plotësojë kushtet e saj për të bërë të mundur celjen e bisedimeve për anëtarësim dhe axhenda e saj shkon në kundërshtim me atë të qytetarëve të këtij vendi. Si gjithmonë, faji duhet të varet diku për paaftësinë, mungesën e vizionit, keq qeverisjen dhe shpërdorimin e besimit.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse po të donit negociatat për anëtarësim nuk do të shkatërronit drejtësinë nëpërmjet falcifikimeve, mashtrimeve, përdorimit që i bëhet institucioneve dhe përfaqësuesve të tyre në emër të kapjes së shtetit.

E panvarësisht kushteve të paplotësuara dhe investimit të mazhorancës për të mos i celur negociatat, unë uroj që vendet anëtare të tregohen më strategjikë në vendimin e tyre për Shqipërinë. Uroj që negociatat të celen për shqiptarët, për t’i rikthyer atyre sado pak shpresë se Shqipëria do të bëhet, duke pasur në krah një partneritet të fortë euro-atlantik!
Por mos harrojmë edhe dicka të fundit…Shqipëria nuk bëhet duke fshehur të vërtetat, duke mos pranuar përgjegjësitë, Shqipëria bëhet vetëm nëse të gjithë bashkë, me një dakordësi kombëtare ndryshojmë këtë realitet të hidhur në të cilën po kalon vendi!