Identifikohet viktima e parë e aksidentit tragjik, ky është shoferi që përfundoi në greminë

230
Sigal

Është identifikuar një nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë. Furgoni që ra në mbi 50 metra greminë drejtohej nga shtetasi Bardhi Proda, 51 vjeç.

Shkak i aksidentit është bërë një mjet Fuoristradë tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua, e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe është futur në parakalim të gabuar në kthesë, ku është përplasur me furgonin, i cili ka përfunduar në greminë.

Shoferi 51-vjeçar kryente shërbimin e linjës Sarandë-Tiranë-Sarandë me furgon. Ai kishte vite që punonte si shofer dhe bënte pikërisht këtë linjë.

Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.